May 26, 2022
Portali Shprehja

E BUJSHME | Pasi Milani e refuzoi, Juventusi tani po shet Kulusevskin në Premier. Detajet

Pasi u afrua te Milani në orët e fundit, Dejan Kulusevski tani ka përfunduar në shënjestrën e Tottenhamit të cilët janë në punë duke u përpjekur ta marrin atë nga Juventusi.

Lajmi është raportuar nga prestigjozja The Athletic që raporton se operacioni mund të kalojë në formë huazimi me të drejtë ose detyrim blerje.

Tact Watches

Drejtori sportiv i Spurs, italiani Paratici është një admirues i madh i anësorit suedez.

Në fakt, Juventusi do të donte ta hiqte dhe arrinte të fitonte mbrapsht paratë e shpenzuara për të, duke e blerë te Atalanta 40 mln euro bashkë me bonuse pas një super sezoni në huazim te Parma.

Fakti është që Kulusevski do të donte të mbetej në Serie A, por Juventusi nuk dëshiron të fuqizojë Milanin duke i dhënë formulë huazimi me të drejtë blerje.

Allegri nuk e sheh brenda projektit të tij dhe, madje, edhe me dëmtimin e Chiesa, largimi i suedezit, në mos tani në janar, në verë do të jetë i sigurtë.

 

Sakaq, nga Premier kanë ardhur sirena edhe për Bentancur, por mesfushori uruguajian do të qëndrojë në Torino.

Motivi lidhet me faktin se nëse e shet, Juventusi duhet të ccojë plot 35% të kartonit te Boca Juniors sipas akordit që u bë në atë kohë: dhe do të fitonte shumë pak!

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Buzëqesh Pioli, i rikthehet medalja që ia vodhën dhe fiton çmimin e madh të Serie A

admin

Zhgënjim i madh, në Roterdam policia ndërhyn me kuaj dhe hedhës uji! Tifozeria konfrontohet (PAMJET)

admin

Mourinho në lot pas medaljes, pastaj mesazhi misterioz drejtuar klubit!

admin

Leave a Comment