September 29, 2020
Portali Shprehja

E BUJSHME: Pesë vite më parë debutoi me Interin në Serie A, Manaj mund të kthehet në futbollit italian!

Rey Manajn mund ta rishohim sërish në futbollin italian dhe në Serie A, pas aventurës së shkurtër me Interin! Sulmuesi i kombëtares pritet të transferohet te Hellas Verona, aty ku luan Marash Kumbulla dhe luante Amir Rrahmani përpara se të shitej te Napoli.

Drejtuesit e Veronas janë duke negociuar me agjentin e lojtarit dhe Barcelona. Sulmuesi lushnjar aktivizohet me ekipin B katalanas dhe dikur u bë i famshëm me moshat e Interit.

Madje, debutoi pesë vite më parë me zikaltrit në Serie A, por më pas nisi një periudhë huazimesh deri te ndryshimi i kampionatit.

Ai më pas ka luajtur me ekipe si Cremonese Pescara dhe Pisa. Në rast se Manaj do të transferohej te verdheblutë, atëherë numri i shqiptarëve në Serie A do të shkonte plot 11:

Elseid Hysaj (Napoli), Marash Kumbulla (Hellas Verona), Amir Rrahmani (Napoli), Berat Gjimshiti (Atalanta), Thomas Strakosha (Lazio), Vedat Muriqi (Lazio), Etrit Berisha (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Ardian Ismajli (Spezia) dhe Mërgim Vojvoda (Torino).

.

Të Ngjajshme

E PABESUESHME: Mourinho kapet me Lampard, ndërhyn gjyqtari (Video)

admin

“Messi me Guardiola-n? Kemi provuar disa herë, por…”

admin

ZYRTARE: Vjen oferta nga Rusia për Elseid Hysajn dhe Napolin! Orë vendimtare

admin

Leave a Comment