Talenti italian Lorenzo Lucca është gati të fluturojë për në Holandë. Tashmë janë duke u finalizuar negociatat për transferimin e tij te Ajax. Një presion i fortë dhe vendimtar nga holandezët që dogjën konkurrencën e Bolonjës për sulmuesin në pronësi të Pisa-s.
Të dy kompanitë duhet të kryejnë formalitetet përfundimtare, më pas Lucca mund të planifikojë udhëtimin për në Amsterdam. Sipas të gjitha gjasave, sulmuesi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të hënën. Operacioni 11/12 milionë euro, përfshirë bonuset, me formulën e huazimit me te drejte blerje.
Bolonja është përpjekur të arrijë në orët e fundit, por përpjekja për të rifituar Lucca nuk ka qenë e suksesshme. Ajax hyri në negociata të mërkurën, duke dërguar ofertën e parë me shkrim për pronarët e Pizës, pikërisht në momentin që Bolonja priste dritën jeshile për mbylljen e marrëveshjes.
Lucca preferoi Holandën, vendosi të luante Ligën e Kampionëve dhe të veshë një fanellë të veshur në të kaluarën e afërt nga sulmues të mëdhenj si Suarez dhe Ibrahimovic. I riu nga Moncalieri, i lindur në vitin 2000, do të bëhet italiani i parë në histori që luan për Ajax-in.
Sipas Matteo Moretto, operacioni do te jete huazim 1 mln euro. Lucca kerkohej nga Juventus, Milan, Inter dhe shume skuadra ne dhjetorin e shkuar pasi kishte shenuar gola ne Serie B por me pas nisi renia e tij dhe interesimet u shuan…
El Ajax cierra el fichaje de Lorenzo Lucca, joven (21 años) delantero del Pisa. Cesión remunerada (1M€) con opción de compra. @relevo
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) July 29, 2022
.