April 16, 2021
Portali Shprehja

E dorëzoj postin e deputetit dhe nuk votoj për Vjosa Osmanin! – Iliria News Agency

Njëri prej tre deputetëve te LDK-së, që nuk votuan sonte për Vjosa Osmanin ishte edhe ish kryeministri Abdulla Hoti. Sipas burimeve të Debat Plus, Hoti ka thënë se dorëhiqet por s’e jep votën e tij.

“Jam i gatshëm të dorëzojë postin e deputetit, por të mos votoj Vjosa Osmanin”, citohet të ketë thënë Hoti. Sikur ish-kryeministri Hoti kanë vepruar edhe dy deputetët e tjerë të LDK-së, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu, të cilët kanë qëndruar në sallë, por nuk kanë siguruar 80 votat e nevojshme. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin? Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!

Por ndryshe janë zërat nga partia e tyre, e cila është e fokusuar dhe angazhuar në zgjedhjen e presidentit, për të mos e çuar vendin në zgjedhje të reja. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri i bindur që do të votohet për presidente, Vjosa Osmani. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Haziri ka shkruar: S’ka shpëtim, veç vonim.

Disa orë më herët, Haziri ka pas edhe një postim tjetër ku ka uruar për presidente, Vjosa Osmanin. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka njoftuar se seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër, prej orës 17:00. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se në këtë formë siç është duke u votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk është konsumuar raundi i parë i votimit dhe kjo sipas tij mund të vazhdojë deri më datë 5 maj.

Të Ngjajshme

Ndryshim i kufijve të Ballkanit do ta destabilizojë rajonin – Iliria News Agency

admin

Ndërroi jetë valltari i njohur i Anamoravës, Zija Memeti (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Lauka:Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment