June 27, 2022
Portali Shprehja

E fundit/ Përfundon takimi i partnerëve qeveritar, ja çka u diskutua

Ka përfunduar takimi i partnerëve qeveritar, ku pas këtij takimi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, doli para mediave për të treguar se çka kanë diskutuar, shkruan Alsat.

Tact Watches

Ai tha se ndër diskutimet ka qenë propozimi francez, derisa theksoi se në lidhje me këtë Qeveria do të jap edhe një qëndrim të saj.

Kovaçevski, po ashtu tha se janë duke i ndjekur edhe zhvillimet në Bullgari, ndërsa tha gjithashtu se kanë diskutuar edhe për ekonominë dhe krizën.

Kryeministri, një rëndësi të veçantë i dha edhe opozitës, ku tha se me partnerët e koalicionit kanë diskutuar se si opozita për dy vite radhazi, me kërcenime dhe bllokada kanë bllokuar ligjet për qytetarët, ligjin për buxhetin e shumë ligje të tjera.

“Të gjithë bashkë erdhëm në përfundim se zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve por do t’i thellojnë ato. Prandaj zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024. Në periudhën e ardhshme vazhdojmë me zgjidhjen e krizës përmes pakos së re të krizave anti-krizë, reforma sistemore, luftë joselektive kundër korrupsionit të lartë dhe harmonizim të legjislaturës zgjedhore me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së”, ka thënë Kovaçevski.

“Opozita të punojë në favor të qytetarëve se për atë janë zgjedhur”, shtoi Kovaçevski, derisa iu përgjigje edhe pyetjeve të gazetarëve./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Sheikët e Njukasëllit kërkojnë blerjen e Brojës

Vendet e G7-së ndalojnë importin e arit nga Rusia

Golden Stejt, nga 450 mln shkon në 5.5 miliardë dollar!

Leave a Comment