11.1 C
Skopje
March 15, 2019
Feja Islame

E JOTJA ËSHTË VETËM AJO QË E JEP (Tregim mbresëlënës për Ramazan)

Në fund të sokakut ndodhët edhe një kasolle e vjetër. Rruga me kalldrëm mbi të cilën luhaten drunjtë e bukur të blirit. Dielli zbret ngadalë dhe njofton fundin edhe të një dite tjetër të Ramazanit.

“Selam alejkum, o xhaxha Jusuf”, i bërtitën djemtë me zë një plaku i cili doli nga oborri në të cilin ndodhej kasollja e vjetër.

“Alejkum selam, o rini!”, u përgjigj plaku me gëzim, si gjithmonë dhe me një buzëqeshje në fytyrën e tij.

“Si ju kam? A po shkoni në shëtitje? Së shpejti është edhe koha e iftarit.”

“Unë jam mirë, falënderoj Zotin. Dola të eci pak, që orët e fundit deri në iftar të më kalojnë më shpet. Po ju, ku po shkoni?”

“Ne jemi nisur për pitajka. Do të blejmë për të gjithë ata që na kanë porositur t’u blejmë dhe t’ua lehtësojmë, që mos të detyrohen të shkojnë ata. A doni edhe ju?”

“Jo nuk kam nevojë, faleminderit. Kam në shtëpi.”

Plaku vazhdoi ngadalë ecjen e tij, era e pitajkave filloi të përhapej gjithandej nëpër sokak, ndërsa dielli po i lëshonte ngadalë rrezet e tij të fundit.

Nga larg u dëgjua ezani dhe të gjithë nxituan për në iftar.

Të nesërmen djemtë përsëri ishin nisur për pitajka, dhe e pyetën xhaxhin Jusuf nëse donte t’i blejnë edhe atij. Ai përsëri u përgjigj se nuk donte.

Dhe derisa dielli fshihej përsëri, djemtë ua ndanin me gëzim pitajkat fqinjëve nga lagjja e tyre dhe e prisnin kohën e iftarit.

Akshami erdhi. Të gjithë tashmë janë në shtëpitë e tyre dhe bëjnë iftar. Edhe djemtë gjithashtu.

Vetëm njëri prej tyre erdhi në shtëpi vonë. Derisa po kalonte nëpër rrugë, pa se të gjitha shtëpitë ishin ndriçuar, përveç kasolles së xhaxhit Jusuf. Djali u habit dhe pak u shqetësua se pse xhaxhi Jusuf nuk ishte në shtëpi.

Vendosi të hynte në oborr. Duke iu afrua derës së hyrjes në kasollen e vjetër, e dëgjoi plakun duke u kollitur. Djali qëndroi në heshtje në prag të shtëpisë dhe po shikonte.

Në shtëpi ishte errësirë, pa dritë. Ai mendoi se xhaxhi Jusuf është në gjumë.

“Do ta mbyll ngadalë derën, që mos ta zgjoj,” mendoi ai.

Mirëpo, kur e bëri një hap kah brendia e kasolles për ta mbyllur derën, në cep të dhomës e pa plakun. Ishte xhaxha Jusufi, me gjunjë të mbledhur ishte ulur në dysheme dhe bënte iftar. Në errësirë. Para vetes kishte një copë buke të ftohë dhe një tas gjysmë të zbrazur me ushqim.

Djali i vërejti të gjitha këto dhe e kuptoi se xhaxhi Jusuf po bënte iftar në errësirë, sepse nuk kishte energji elektrike. Dhe në të gjitha ditët që e kishin pyetur nëse dëshiron t’i blejnë pitajka, ai u thoshte se nuk donte, sepse nuk kishte para.

Me hapa të rëndë u largua nga oborri i xhaxhit Jusuf, duke menduar se si mund ta ndihmonte. Nata gjithnjë e më shumë po shtrihej përgjatë rrugës, kurse djali nuk po mund ta largonte mendjen nga plaku dhe vazhdimisht po mendonte për të.

Të nesërmen djali u takua me shokët e tij dhe vendosen të organizojnë dhe të vendosin kuti të vogla nëpër qytet, në të cilat njerëzit do të vendosnin para aq sa munden. Ata ranë dakord që të mos flasin se për kënd po i mbledhin ndihmat.

Edhe një tjetër kohë para iftarit. Djemtë kishin vendosur kuti për mbledhjen e ndihmave përgjatë rrugës.

Xhaxhi Jusuf edhe kësaj here ishte nisur për shëtitje. Dorën e djathtë po e mbante të shtrënguar fort. Duke ardhur në furrë ku donte të blinte një pitajkë, ai e pa një kuti në të cilën shkruante: “E JOTJA ËSHTË VETËM AJO QË E JEP!”

Ai e shikoi shuplakën e tij. Dora e shtrënguar fort po mbante një sasi të vogël parash të imta që kishte xhaxhi Jusuf. Shikoi kah furra dhe kah pitajkat që po përhapnin aromën e tyre.

Pastaj përsëri në shuplakën e tij dhe në mbishkrimin në kuti.
I lëshoi paratë që kishte në dorën e tij në kuti dhe në heshtje tha: “E IMJA ËSHTË VETËM AJO QË E JAP!”
Nga largësia u dëgjua ezani për namazin e akshamit dhe për kohën e iftarit, ndërsa plaku, edhe pse e dinte se po e pret dhoma e errët dhe një copë buke e ftohë, me një buzëqeshje në fytyrën e tij nxitoi për në shtëpi për të bërë iftar, i lumtur që i ndihmoi dikujt, pa e ditur se kujt.

Një ditë më vonë, derisa plaku po kujdesej për lulet në kopsht, në oborrin e tij hynë dy burra.

“Mirëdita, a jeni ju Jusufi?” Tha një prej tyre.

“Po, unë jam Jusufi”, tha plaku pak i frikësuar.

“Ne kemi ardhur që t’ua kyçim rrymën elektrike.”

“Por, si ashtu… unë nuk ju kam thirrur.. sepse … sepse nuk mund ta paguaj.”

Në atë kohë djemtë hynë në oborr.

“Xhaxhi Jusuf, mos u shqetëso, ajo tashmë është paguar!”

Dhe derisa xhaxhi Jusuf me habi po pyeste se si u bë kjo, njëri prej djemve ia shpjegoi të gjitha, kurse të tjerët në shtëpinë e tij i sollën disa shporta me ushqim.

Xhaxhi Jusuf qau dhe i përqafoi djemtë.

Edhe një ditë tjetër është në buzë të përfundimit dhe erdhi koha e namazit të akshamit. Dhe derisa zëri i ezanit u dëgjua nga të gjitha anët, në kasollen e vjetër nuk kishte më errësirë, as heshtje. Dritën e cila shihej përmes dritareve e kompletoi gëzimi dhe hareja e djemve, të cilët i kishte ftuar plaku tek ai, që të bënin iftar së bashku ku i kishin të gjitha me bollëk.
Dhe derisa po i shikonte djemtë duke bërë gara se cili do të bëjë iftar më shpejt, atij iu kujtua kutia dhe mbishkrimi: “E JOTJA ËSHTË VETËM AJO QË E JEP!”

Jeta na e kthen ashtu siç e pranojmë!

Përshtati: Miftar Ajdini

The post E JOTJA ËSHTË VETËM AJO QË E JEP (Tregim mbresëlënës për Ramazan) appeared first on Islami.press.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

QË 60 VITE NUK TË ËSHTË PRANUAR NAMAZI!

Redaksia Shprehja

Ne ose shprehim dëshirë ose keqardhje

shprehja

Të fillosh ҫdo gjë me Bismilah.

Redaksia Shprehja