September 28, 2020
Portali Shprehja

E KRYER: Interi bën goditjen e madhe, Conte mirëpret “dashurinë e vjetër”

Nuk ka më dyshime, Arturo Vidal do të jetë futbollisti i ri i Interit. Mesfushori kilian do të largohet nga skuadra e Barcelonës dhe kjo nuk është më surprizë.

Trajneri Ronald Koeman nuk e kishte të grumbulluar në ndeshjen e djeshme të kontrollit kundër Nastic 3-1. Zikaltrit nga krahu tjetër e presin sot ose nesër për të kryer testet mjekësore.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur ditën e premte dhe mbetet vetëm të zyrtarizohet nga palët e përfshira. Mundo Deportivo dhe Rac1 bënë me dije se Vidali arriti ditën e djeshme në Milano, por mesfushori i hodhi poshtë zërat me një story në Intagramin e tij nga shtëpia në Barcelonë.

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME: Manchester United i prish punë Interit, futet në garë për mesfushorin

admin

BEFASI TE SELIA E MILANIT: Shfaqet presidenti i Juventusit! Mbledhje me drejtuesit kuqezi. Zbulohet motivi (VIDEO)

admin

Klopp “shenjtëron” Thiago Alcantara: Është ende fëmijë me topin në këmbë…

admin

Leave a Comment