Nuk ka më dyshime, Vedat Muriqi do të jetë futbollisti më i ri i Lazios. Bisedimet e stërzgjatura më në fund janë finalizuar dhe sulmuesi i Kosovës do të kalojë në Romë.
Fabrizio Romano shkruan se janë mbyllur dhe letrat mes dy klubeve dhe gjithçka është dakordësuar. Feneri humb sulmuesin kryesor vetëm një vit pasi e bleu, por merr frymë në aspektin ekonomik, pasi ka pasur disa vështirësi në vitet e fundit.
Vedat Muriqi to Lazio, done deal. Total agreement reached with Fenerbahçe. Paperworks time between the two clubs. Here we go
@DiMarzio @SkySport #Lazio #Fenerbahce #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 5, 2020
Manuele Baiocchini shkon dhe më tej duke shkruajtur se marrëveshja mes klubeve do të jetë për 20 milionë euro. Tare e donte sulmuesin në skuadër, pasi ka besim se do të marrë një lojtar të kompletuar.
#Lazio accordo per #Muriqi. Scambio di documenti in corso. Trasferimento che sfiora i 20 milioni di euro. @OfficialSSLazio @Fenerbahce @SkySport @MuriqiVedat
— Manuele Baiocchini (@ManuBaio) September 5, 2020
.