23.6 C
Skopje
September 22, 2019
Offside

E kurorëzon Kompani, Van Dijk e quan më të mirin në histori të “Premier League”

Vincent Kompani e ka kurorëzuar mbrojtësin e Liverpulit, duke e quajtur si më të mirin në historinë e “Premier League”. Kur i bëhet pyetja nga ana e gazetarit, për të bërë një zgjedhje, mbrojtësi Kompani që ka eksperiencë të madhe mbi shpatulla gërmon pak në të kaluarën, për të përfunduar te Van Dijk.

“Kthehem të lojtarët që më kanë bërë përshtypje kur luaja kundër tyre, mbrojtës qendre, por do të përfundoj sërish te Virgil Van Dijk. Është e çuditshme pasi nuk ka qenë në skenë kaq shumë gjatë sa emra të tjerë si mund të jetë John Terry apo Rio Ferdinand.

Këta djemë kanë luajtur për shumë gjatë, por shenjat që ka treguar Van Dijk, duket se do të vazhdojë të mbajë këto rimte. Pastaj Liverpuli me dhe pa të, është një përbërje krejtësisht tjetër”, ka thënë Kompani. /Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

E njëjta mënyrë festimi, Witsel shënon golin e avantazhit për Dortmundin

shprehja

VIDEO/ Si me Kolollin, Caputo bie në rrethimin e fushës pasi i shënoi Berishës

shprehja

VIDEO/ Edhe më keq se Kobina ndaj Kukësit, D’Ambrosio humbi rastin e pabesueshëm në derbi

shprehja