Cristiano Ronaldo ka një “armik” të ri pas transferimit tek Al Nassr. Klubi arab, në fakt, ka qenë i detyruar të largojë një lojtar nga ekipi për shkak se ishte kaluar numri i lejuar i lojtarëve të huaj me ardhjen e CR7.
Lojtari i sakrifikuar për t’i bërë vend kampionit portugez ka qenë Vincent Aboubakar, kontrata e të cilit është zgjidhur nga klubi dhe që, për ironi të fatit, duket se është në negociata me Manchester United.
Megjithatë, sulmuesi kamerunas, aktualisht gjendet pa një ekip pas ka qenë pikë referimi në sulmin e Al Nassr. Një situatë që nuk është pëlqyer aspak nga lojtari, i cili ka shprehur zemërimin e tij kundër Cristiano Ronaldo-s.
Në fakt, në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo-n, Aboubakar ka thënë: “Kam menduar gjithmonë se Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Pasi jam stërvitur me të, mund të them se kam pasur gjithmonë të drejtë”.
.