June 22, 2021
Portali Shprehja

E Majta nuk pajtohet me propozim-Ligjin për shtetësi, kërkon zgjidhje të re ligjore

E Majta e vlerëson si të keq propozim-Ligjin për shtetësi. Sipas tyre, një zgjidhje ligjore e hartuar pa konsensus politik, mund të ketë pasoja juridike në të ardhmen. Partia opozitare vlerëson se për shtetësinë duhet ligj plotësisht i ri.

“Ai ligj është aq i keq sa në përmbajtje duhet ligj komplet i ri. Një ligj i tillë që prek të gjithë shoqërinë duhet me doemos të miratohet me konsensus. Duhet shqyrtuar nga opinioni dhe të gjitha partitë politike”, tha Borisllav Kërmov, E Majta.

Propozimi është paraparë të miratohet me procedurë të shpejtë. Pikat e marrëveshjes mes Qeverisë dhe opozitës shqiptare ASH-AAA do të përfshihen në tekst përmes amendamenteve. Për shkak se afati për dorëzimin e tyre ka kaluar, Rregullorja mundëson plotësimin e tekstit përmes amendamenteve të propozuara nga Komisioni si trup amë. Procedura e shkurtër kufizon debatin në trupat amë por jo edhe në seancë plenare. Opozita shqiptare shprehet se nuk do të befasohej nëse opozita maqedonase, posaçërisht E Majta nuk do të shfrytëzojë Nenin 151 të Rregullores për të propozuar amendamente gjatë seancës plenare, përkatësisht gjatë leximit të dytë dhe diskutimit me qëllim bllokimin e ligjit. Por LSDM-ja garanton se një gjë e tillë nuk do ndodhë dhe se Ligji për shtetësi do të miratohet me konsensus. Për momentin janë duke u hartuar amendamentet mbi ndryshimet për të cilat janë pajtuar Qeveria dhe opozita shqiptare, ndërsa më pastaj duhet thirrur mbledhja e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri. Ligjin janë deklaruar se do ta mbështesin edhe BDI-ja dhe PDSH-ja, ndërsa VMRO-DPMNE-ja akoma nuk ka marr një qëndrim të prerë.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Osmani: Është koha që RMV-ja të filloj negociatat, i plotëson të gjitha kushtet për këtë

admin

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

admin

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

Leave a Comment