19 C
Skopje
October 19, 2018
Informacione Rajoni dhe Bota

E mitura shqiptare u përdhuna për një vit nga shoku i babit

Kjo është drama e një të miture, rritur në ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet. Vend, ku banonte edhe abuzuesi i saj, 39-vjeçari, Lulzim Bardhi.

Ai u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare. Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur. Babai tregon se ishte shok me të arrestuarin.

39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar në rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.

E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhunë me fqinjën e tij 14-vjeçare.

Artikuj të ngajshëm

Tetovë, nis festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit”

shprehja

FOTOT: E zhveshur në vaskë, del poza e rrallë e Marilyn Monroe

shprehja

Dedaj zyrtarisht ambasador i Kosovës në Maqedoni

shprehja