July 2, 2022
Portali Shprehja

E ndalin një veturë për kontroll, Policia iu gjen monedha metalike të falsifikuara

Policia e Kosovës bën të ditur se pasi kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku me të ishte dhe pasagjeri mashkull kosovar, gjatë kontrollimit tek të njëjtit  janë gjetur disa monedha metalike të falsifikuara si dhe dy telefona celular.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kukësi” në Prizren, më 23 qershor 2022, në orën 00:50.

Tact Watches

“Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku me të ishte dhe pasagjeri mashkull kosovar, gjatë kontrollimit tek të njëjtit  janë gjetur disa monedha metalike të falsifikuara si dhe dy telefona celular”, thuhet në raport.

Monedhat dhe telefonat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Ia këput kabllot e rrymës dhe ia ndal ujin një lokali te Rruga B, arrestohet i dyshuari

admin

Keqpërdorim i institucionit të AKI-së dhe mashtrim në tentativë, arrestohet 73 vjeçari

admin

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

admin

Leave a Comment