January 28, 2022
Portali Shprehja

E ndaluara në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj ia vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave të qelisë

Policia e Kosovës njoftoi se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur.

Rasti ka ndodhur më 14 janar, në orën 20:00.

Tact Watches

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

 

 

 

.

Të Ngjajshme

​Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e një 33-vjeçari në Drenas

admin

Një fëmijë ther me thikë një burrë në Dragash

admin

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë

admin

Leave a Comment