February 1, 2023
Portali Shprehja

E pabesueshme, adresa e ish-trajnerit të Chelsea përdorej për të dërguar dr*gë

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Portugali,  një ngjarje që disa media e kanë konsideruar edhe si një kurth ngritur ndaj trajnerit Andre Villas Boas. E përditshmja portugeze “Correio de Manha”, ka publikuar sot lajmin se në polici ka mbërritur një pako e dyshimtë, ku ishin adresat e 3 personave.

Brenda pakos kishte një sasi hashashi, por në pjesën e jashtme ishin të dhënat personale të trajnerit Villas Boas, përfshi edhe adresën e shtëpisë së tij. Policia gjyqësore nuk e ka besuar këtë gjë, duke menduar se ky mund të jetë një kurth nga ana e shpërndarësve të drogës.

Policia, duke vijuar hetimet, mendon se adresa e Villas Boas është përdorur si një maskim për të nisur lëndët narkotike por edhe si një sulm personal ndaj tij. Në fakt, ish-trajneri i Chelsea është duke kandiduar për postin e presidentit të Porto, ku do të zërë vendin e Pinto Da Costa. Ndoshta persona që nuk e duan atë në krye të Porto kanë vendosur t’i bëjnë një shaka të hidhur.

.

Të Ngjajshme

ABSURDE DHE PATETIKE | Ziyech ka ngecur te zyrat e PSG pa firmosur dot! Chelsea nis 3 herë dokumentet gabim…

admin

12 ORË PA PUSHIM NEGOCIATA! Fernandez-Chelsea, të gjitha detajet e transferimit rekord në Premier. River Plate shkruan historinë gjithashtu…

admin

DETAJET: Refuzohet oferta e fundit nga Barcelona, Amrabat iu lut Fiorentina-s! Katalanasit arrijnë akordin me talentin meksikan

admin

Leave a Comment