January 31, 2023
Portali Shprehja

E pabesueshme, ish-ylli i Premier League kishte harruar se kishte një shtëpi

Ish-futbollisti i Liverpool-it, Jermaine Pennant ka zbuluar se ka shpërdoruar 10 milionë sterlina për një shtëpi luksoze që e ka detyruar të deklarojë falimentimin.

Ish-futbollisti ka shpërdoruar të gjitha të ardhurat e tij për shkak të borxheve të mëdha për rreth 1 milion euro. Ish-lojtari, i cili ka luajtur edhe në skuadra të tjera angleze prestigjioze si Arsenal, Portsmouth dhe Leeds United, zotëronte disa makine si Ferrari dhe Aston Martin dhe ka zbuluar në një intervistë për The Sun se ka shpërdoruar mbi 25 mijë euro në një lokal në Las Vegas.

Pennant, që tani jeton me të fejuarën aktore Jess Impiazzi në Surrey, në juglindje të Londrës, ka shpjeguar se si e ka humbur pasurinë e tij: “Kam blerë shtëpi, por nuk kam folur kurë në mënyrë të drejtpërdrejt me një agjent shitjesh dhe kisha kredi për të cilat nuk isha në dijeni. Kam marrë këshilla të këqija”, ka deklaruar.

Një nga këto kredi e ka paguar për vite me radhë nga 2006-ta, kur Pennant kishte investuar pothuajse 1.5 milionë euro në një vilë me gjashtë dhoma gjumi në Cheshire, ekistencën e së cilës e ka harruar pasi është transferuar nga Liverpool-i te Zaragoza tre vite më pas.

Ka lënë shtëpinë bosh, por, pa dijeninë e tij, po paguante akoma kredinë. Prona e braktisur është dhunuar më pas një nga bandë droge dhe është shkatërruar një vit më parë për shkak të një zjarrvënie të qëllimshme.

Megjithatë, vetë Pennant ka pranuar se ka një arsye për të cilën kishte harruar se ishte pronar i një shtëpie: ish-lojtari, në fakt, ka pohuar se harresa e tij shkaktohet nga një deficit hiperaktiv në vëmendje dhe nga një çrregullim post traumatik, të dy diagnoza të lidhura nga trauma në fëmijëri.

.

Të Ngjajshme

E BEFASISHME! Kaloi vizitat por te momenti i firmës Isco ndryshoi kushtet. Dështon transferimi në Bundesliga

admin

Orët e fundit “dramatike” | Chelsea-Benfica kanë ngecur te formula dhe jo paratë! Enzo Fernandez kryen vizitat mjekësore…

admin

Jorginho tek Arsenal, por tifozët nuk janë të kënaqur: “Me atë dhe Xhakën kemi…”

admin

Leave a Comment