June 3, 2023
Portali Shprehja

E pabesueshme nga Spanja, Federata kërkon të heqë përdorimin e teknologjisë VAR nga La Liga

Nga Spanja vijnë fjalë se Federata Spanjolle e Futbollit kërkon të heqë përdorimin e teknologjisë VAR (Video Assistant Referee) nga kampionati. Lajmin e konfirmon e përditshmja “El Larguero”, që zbulon edhe arsyen që mund të çojë në këtë vendim.

Sipas saj, gjithçka ka lidhje me aspektin ekonomik, pasi presidenti i futbollit spanjoll Javier Tebas është kundër idesë për të paguar rreth 3 milionë euro për përdorimin e teknologjisë në fushë. Pra, heqja e VAR nuk ka të bëjë më aspektin teknik apo filozofik të përdorimit të tij.

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Tebas veç referimeve që bën e përditshmja spanjolle. Gjithsesi, duket disi e çuditshme ideja e heqjes nga La Liga, një prej kampionateve më të mëdhenj në botë, e teknologjisë VAR, e cila thuajse është shtrirë anembanë globit.

.

Të Ngjajshme

VAR dhe Fernandes kthejnë United në lojë, tifozët e City-t godasin Lindelof-in (Video)

admin

Çmenduria e tifozit, 600 kilometra për të parë skuadrën e zemrës të kualifikohet në Evropë

admin

Allegri i dhje*ë, por krenar: Nuk kam pse ta qortoj veten, sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe

admin

Leave a Comment