Ndeshje e pabesueshme ne pjesen e pare ne Torino mes Juventusit dhe Sampdorias! Ne fakt, u duk se do te ishte disheze per bardhezinjte e Allegrit qe ne harkun kohor te 26 minuta do te shenojne dy gola me Bremer dhe Rabiot, por Sampdoria do te reagoje dhe ne harkun kohor te 2 minutave do te shenoje dy gola…
Pas zhvillimit të nje goditje kendi, Bremer kërceu më lart se kushdo tjetër dhe e dërgoi topin me kokë në shpinën e portierit. Rezultati është zhbllokuar në Allianz Stadium, bardhezinjte ne avantazh.
Por, Juventusi do te gjeje edhe golin e dyte… Krosim nga korsia e djathtë nga Miretti. Rabiot merr një pozicion shumë të mirë ndaj Gunter dhe shkëputet më lart se mbrojtesi duke goditur me kokë dhe duke e lënë pas turkun. Njegol i bukur nga francezi.
Megjithate, ne ate moment vjen e papritura! Sampdoria ne 2 minuta do te barazoje gjithcka… Leris punon me një top në anën e djathtë të zonës. Krosimi i tij u devijua nga një kundërshtar dhe u ul në këmbët e Augello-s, i cili goditi pa u menduar duke mposhtur keshtu Perin. Por, kalojne dy minuta dhe vjen nje tjeter gol nga Sampdoria…
GOLI I SAMPDORIAS 1-2 (SHIKO VIDEO)
Zbritja në të djathtë nga Zanoli që pasi ben nje veprim te bukur me finte shërben per Djuricic. Mesfushori sulmues i Sampdoria vjen me vrap dhe godet direkt me te paren duke mposhtur Perin per te dyten here…
GOLI I SAMPDORIAS 2-2 (SHIKO VIDEO)
.