November 27, 2020
Portali Shprehja

E pajisën me dokumente të rrejshme një person, arrestohen dy zyrtarë në Gjakovë

Dy persona, zyrtarë të Gjendjes civile në Gjakovë janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës.

Të njëjtit kishin pajisur me dokumente të Kosovës një person të cilin e kishin regjistruar me fotografi dhe të dhëna të një personi tjetër.

“Gjakovë (NN) 2016-2017 NN. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i PK-së, më 15.09.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë zyrtarë të Gjendjes civile, pasi që të njëjtit në sistemin elektronik kanë rexhistruar të dhënat e një personi me fotografi të një personi tjetër dhe kanë arrit ta pajisin me dokumente të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një punëtor lëndon dorën në një punëtori në Prizren

admin

Rrahje masive në Deçan, përdoren edhe thika – lëndohen katër persona

admin

​6 muaj burg për vjedhjen e veturës që e kishte marrë me qira

admin

Leave a Comment