March 29, 2023
Portali Shprehja

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

Bayern Munich është i vendosur të nënshkruajë me mbrojtësin e Manchester City, João Cancelo, në formë huazimi, me opsionin e blerjes përfundimtare që ka të ngjarë të përfshihet në marrëveshje.

Ky raport vjen nga eksperti shumë i besueshëm i transferimeve të “The Athletic”, David Ornstein, i cili shton se portugezi është i pakënaqur me minutat e tij në fushë për “qytetarët” që kur futbolli i klubeve rifilloi pas Kupës së Botës së Katarit. Ndërkohë, bavarezët janë “adhurues afatgjatë” të 28-vjeçarit.

Bayern duket se do t’i zgjidhë problemet e krahut të djathtë të prapavijës me luzitanin, duke qenë se e ardhmja e Benjamin Pavard mbetet e pasigurt.

Nga ana tjetër, sipas “Gazzetta dello Sport”, bavarezët janë shumë pranë kompletimit të nënshkrimit të sulmuesit të Borussia Mönchengladbach, Marcus Thuram.

Kontrata e francezit skadon në fund të sezonit dhe shumë klube janë përpjekur të nënshkruajnë me të këtë dimër. Megjithatë, sipas raporteve, Bayern Munich e ka fituar këtë “ankand”.

.

Të Ngjajshme

Bayern, shkarkimi i Nagelsmann erdhi pas shfryrjes së Sadio Mane

admin

Arteta i thurr elozhe: Ky është lojtari kyç i Arsenal këtë sezon, po na jep titullin

admin

Inter, Onana “kyç” portën në Europë e zbulon objektivin: Dua të fitoj… gjithçka

admin

Leave a Comment