April 17, 2021
Portali Shprehja

E rrezikshme, pacientët lihen në mëshirë të spekulantëve – Iliria News Agency

Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se është e pafalshme që të prekurit me koronavirusi lihen në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi, duke mos u trajtuar me oksigjen.

Referuar një investigimi të “BIRN”, ku thuhet se “Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19”, Kreu i Shtetit thekson se është e rrezikshme dhe kriminale të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve.

Reagimi i Metës:

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.
Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.
Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.
Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.
Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik.
Përgjegjësit para ligjit!

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment