Episod i ri racizmi në Spanjë ndaj Vinicius Jr, një prej lojtarëve të sulmuar më shpesh me ulërima dhe shprehje raciste në fushat e La Liga-s. Liga Iberike u përpoq në çdo mënyrë për ta frenuar këtë problem, por situata u përsërit menjëherë.
Rasti i ri mbërriti në Valencia, ku nikoqirët u përballën me Real Madridin e Ancelottit, i freskët nga debakli në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve karshi Manchester City të Guardiolës. Në Valencia, gara u ndërpre pas ofendimeve ndaj Vinicius, të cilat e tërbuan brazilianin.
Në fund të ndeshjes, pas rifillimit të lojës, kampioni i Ancelottit, ndër të tjera, u përjashtua nga gjyqtari Bengoetxea. E kuqe e drejtë dhe kaos i mëtejshëm i një ndeshjeje të kampionatit spanjoll, fituar fundjavën e kaluar nga Barcelona, për të cilën do të flitet gjatë.
Në fund të ndeshjes, Vinicius foli përmes kanaleve të tij sociale. Një mesazh i ashpër përmes Twitter dhe Instagram: “Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është diçka normale në La Liga. Liga mendon se është normale, Federata hesht gjithashtu dhe kundërshtarët e inkurajojnë atë.
Më vjen shumë keq. Liga që dikur ishte e Ronaldinhos, Ronaldos, Cristiano-s dhe Messit, sot iu përket racistëve. Një komb i bukur, që më ka mirëpritur dhe që e dua, por që ka pranuar të eksportojë imazhin e një vendi racist në botë.
Më vjen keq për spanjollët që nuk janë dakord me këtë gjë, por sot, në Brazil, Spanja njihet si një vend i racistëve. Dhe për fat të keq, për gjithçka që ndodh çdo javë, nuk kam asnjë mbrojtje. Jam i pikëlluar, por edhe i fortë që të luftoj kundër racistëve”.
Não foi a primeira vez, nem a segunda e nem a terceira. O racismo é o normal na La Liga. A competição acha normal, a Federação também e os adversários incentivam. Lamento muito. O campeonato que já foi de Ronaldinho, Ronaldo, Cristiano e Messi hoje é dos racistas. Uma nação…
— Vini Jr. (@vinijr) May 21, 2023
.