September 26, 2022
Portali Shprehja

E treta e vërteta për Interin, transfertë në fushën e skuadrës me 4 fitore radhazi

Një sfidë për zonën europiane mes Udinese dhe Interit nuk është parë prej disa vitesh në Serie A. Kjo është një nga meritat kryesore të skuadrës së Andrea Sottil, i cili pret zikaltrit e Simone Inzaghit në “Dacia Arena”.

Vetëm një humbje për bardhezinjtë, ajo e pësuar kundër Milanit në javën e parë të këtij kampionati. Më pas një barazim dhe katër fitore radhazi. Për Interin, nga ana tjetër, suksesi në duelin e fundit ndaj Torinos, falë golit “in extremis” të Marcelo Brozovic e ka rritur optimizmin.

Kthesa është përforcuar nga fitorja edhe në Champions League, këtë javë, ndaj Viktoria Plzen. Pra, sot do të jetë “e treta e vërteta” për zikaltrit. Udinese do të luajë me 3-5-2, me Silvestri në portë, Perez, Becao dhe Nuytinck, përpara portierit. Në mesfushë Pereyra, Lovric, Walace, Makengo dhe Udogie.

Ka pak dyshime në lidhje me përdorimin e Samardzic (në vend të Lovric) dhe Ehizibue. Çifti sulmues Udogie-Beto mbetet i paprekshëm. Interi me model të pasqyruar, me Handanovic në portë dhe Acerbin që duhet të konfirmohet në qendër të mbrojtjes, si pjesë e treshes me Skriniar dhe Baston.

Ky i fundit ka fituar balotazhin me Dimarco. Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini dhe Gosens në mesfushë, me Calhanoglu jashtë. Lautaro Martinez dhe Dzeko në sulm.

Ja formacionet e mundshme:
UDINESE (3-5-2): Silvestri; Perez, Becao, Nuytinck; Pereyra, Lovric, Walace, Makengo, Udogie; Beto, Deulofeu.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini, Gosens; Lautaro, Dzeko.

 

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment