January 16, 2022
Portali Shprehja

Edhe 2-3 ditë Tetova nuk do të ketë mjaftueshëm ujë, Kasami: Projekti i ujësjellësit është skandaloz

Tetova edhe dy-tre ditë do të jetë pa ujë të mjaftueshëm. Këtë e deklaroi kryetari i komunës Bilall Kasami, sipas së cilit ujësjellësi i Tetovës ka 8 pika kritike, si pasojë e keq realizmit të projektit.

“Ai projekt i prurjeve të ujit është projekt skandaloz. Para një muaji unë mora informatë nga ndërmarrja që janë tete pika kritike që janë bërë. Te lidhjet të gypit të cilët në çdo moment mund të plasin. Një ndër to ne e sanuam para një muaj që ishte veç më problematike edhe për të tjetër nuk kishim mundësi për shkak të kushteve atmosferike. Një nga ato tetë pika kritike ka plasur edhe të punësuarit e ndërmarrjes janë në terren edhe unë besoj se shumë shpejtë brenda dy tre ditëve ajo çështje do rregullohet”, tha Kasami.

Tact Watches

E keqja është se edhe tre puset që janë në qytet nuk janë në funksion pasi që pompat janë në defekt. Për këtë Kasami thotë se ka dhënë urdhër që të rregullohen.

“Unë garantoj se së paku dimrin tjetër ato pika do të identifikohen dhe mos kemi probleme të tilla. E dimë se Tetova ka pasur edhe do puse që janë për tu shfrytëzuar në këto situata edhe fatkeqësisht edhe ato puse nuk janë në shfrytëzim pasi që duhet pompat t’i servisojmë që nuk kanë qenë të servisuara edhe në këto situata ne gjendemi edhe pa zgjidhje alternative”.

Rregullimi i çështjes së ujësjellësit ka qenë njëri nga r premtimet kryesore të Kasamit në fushatën parazgjedhore. Ndryshe ka 1 javë që tetovarët kanë problem me ujin.

Të Ngjajshme

Xhaferi: Do të ketë votime me skafandar nëse do të jetë e nevojshme

admin

Petkov: Nuk ekziston minoritet maqedonas në Bullgari

admin

Kodra e Diellit “bllokohet” nga turistët

admin

Leave a Comment