January 23, 2022
Portali Shprehja

“Edhe Juventusi për titull, në Champions doja të evitoja këto dy skuadra”

Në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Interit ndalet edhe te rivalët e titullit, duke befasuar me diçka: nuk përjashton as Juventusin. Inzaghi nënvizoi: “Milani dhe Napoli janë ata që kanë ndryshuar më pak. Napoli nuk ka hequr dorë nga asnjë lojtar i madh, Milani ka zëvendësuar mirë.

Në garën e titullit kam futur edhe Atalantën me Juven. Bardhezinjtë kanë humbur pikë, janë më larg kreut nga sa prisnim. Megjithatë, ata po kthehen, kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit. Juve është një kundërshtar që duhet marrë në konsideratë”.

Tact Watches

Viti 2022 do të nënkuptojë gjithashtu Ligën e Kampionëve dhe mendimet shkojnë direkt te sfida kundër Liverpool-it: “Në kokën time ishte në vendin e parë midis skuadrave për t’u shmangur, së bashku me Manchester City. Do të jetë shumë e vështirë, por edhe një sfidë e bukur për t’u luajtur. Këto ekipe kanë diçka më shumë, gjithmonë të japin idenë se mund ta luash dhe shënosh gola ndaj tyre. Dhe në vend të kësaj, ato të ndëshkojnë”.

.

Të Ngjajshme

NEDIM BAJRAMI | Shqiponja kuqezi mrekullon Serie A, tani Empoli kërkon 15 mln euro (VIDEO)

admin

Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

admin

PREMIER | Liverpool tenton të rihapë garën, Arsenali apatik

admin

Leave a Comment