7 C
Skopje
November 20, 2018
Offside

“Edhe Messi vuan te ky Manchester United…!”

Legjenda e “Djajve të Kuq” Paul Scholes mendon se Manchester United ka domosdoshmëri për futbollistë me cilësitë e Eden Hazard ose Kevin De Bruyne për të qënë pretendentë për titullin kampion në Premier League, por shtoi se edhe vetë Lionel Messi do të vuante në ekipin aktual me qendër në Old Trafford. United ka realizuar startin më të keq të sezonit në Premier League me futbollistët e Jose Mourinho që kanë regjistruar vetëm 10 pikë në shtatë ndeshjet e para.

“Shoh skuadrën aktuale dhe nuk mendoj se ka mungesë cilësie. Besoj se u mungojnë dy futbollistë të klasit botëror, që duket se zotërohen nga ekipet rivale. Kam në mendje De Bruyne ose David Silva, një futbollist mes vijës së mesfushës dhe sulmit. Por duket sikur çdo futbollist që vjen te United vuan. Më duket sikur mund të blejmë Lionel Messi dhe menjëherë edhe ai do të vuante në këtë skuadër. E di që edhe Alexis Sanchez ka cilësi dhe ka qenë një futbollist i mirë, por nuk e kam parë kurrë si një futbollist për United. Më është dukur gjithmonë egoist. Nuk kam menduar se ai ishte një lojtarë që na nevojitej, veçanërisht për atë shumë parash. Si mund të largohet ai tani që fiton ato paga? U duk sikur blerja e tij u bë vetëm për të ndalur kalimin e tij te Manchester City”, deklaroi Scholes për ESPN.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Wanda iu dërgon mesazh të gjithë atyre që e urrejnë, e çfarë mesazhi…

shprehja

Milinkovic-Savic do të shitet nëse…

shprehja

Real-i ka gati 101 milionë euro për dy yje të Premier League-s

shprehja