April 17, 2021
Portali Shprehja

Edhe një telefon tjetër i palosshëm nga Samsung? Thashethemet vazhdojnë të shpërndahen më shumë e më shumë

Samsung është raportuar të jetë duke punuar në një telefon të ri që mund të paloset, ka raportuar 9th5Google.

Informacioni i parë për pajisjen e re e ka përshkruar atë si një pajisje e pazakontë që mund të paloset 2 herë dhe gjithashtu është thënë se mund të dal në treg shumë shpejtë, transmeton lajmi.net.

Mendohet se do të dali në treg rreth fundit të këtij viti. Ky telefon mund të bëhet i treti nga seria e telefonave të palosshëm të Samsung, të cilët të gjithë do të kenë përditësime këtë vit gjithashtu.

Dizajni i pajisjes së re nuk ka përfunduar akoma por mendohet se do të ketë një sipërfaqe 16:9  ose 18:9.

Pajisjet e palosshme nuk janë diçka e re. Prototipi i parë ishte nga kompania kineze Xiaomi, por kompania vendosi që të përdor dizajnin e Galaxy Fold për dizajnin përfundimtarë.

Samsung nuk ka komentuar asgjë rreth një telefoni të ri, por burimet besojnë se informatat janë shumë të sigurta. Me sa duket, mbetet të shihet rreth fundit të vitit. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Krijuesi i Bitcoin bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë, por identiteti i tij mbetet akoma mister

admin

Teksa Bitcoin thyen rekord përsëri, valutat tradicionale si euro, dollarë dhe funt po humbin vlerën

admin

Apple lajmëron event me datën 20 prill – iPad i ri dhe pajisje të tjera pritet të prezantohen

admin

Leave a Comment