June 22, 2021
Portali Shprehja

Edi Rama do e pësojë si Gruevski, nuk shkon më shumë se 1 vit – Iliria News Agency

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se kryeministri Rama nuk do të zgjasë në qeveri më shumë se një vit.

Në studion e “Çim Peka Live” u diskutuan zgjedhjet e 25 prillit, ku përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se Rama nuk e ka mandatin legjitim.

”Për të ndjekur logjikën politike, Edi Rama nuk shkon më shumë se një vit. Shihni rastin e Gurevskit. Janë mbi 80 mijë vota të pavlefshme që na kanë ikur kot.
Kanë bërë një fletë votimi si fletë bingoje, që na kanë nxjerrë mbi 80 mijë vota të pavlefshme. Ne kemi kërkuar pavlefshmërinë në 9 qarqe.
Ky është një shkak për të kërkuar zgjedhje të reja. Nëse ke parregullsi mbi 3 qendra votimi, atëherë përbën shkak për përsëritjen e zgjedhjeve”, tha deputeti i zgjedhur i PD-së në Qarkun e Korçës.

Të Ngjajshme

Ambasadori amerikan kthehet në Rusi këtë javë – Iliria News Agency

admin

Rikthehen terminet për viza në Ambasadën e Gjermanisë – Iliria News Agency

admin

Italia heq maskat në ambientet e hapura nga 28 qershori – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment