May 20, 2022
Portali Shprehja

Edi Rama në Hagë për të takuar Hashim Thaçin

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Hagës, për të takuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burg.

Tact Watches

Lajmin e ka bërë vet Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Ai shihet duke shkuar në burgun e Hagës, ku dhe pritet të takojë Thaçin.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Gjatë ditës së sotme, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre./OraNews.tv

https://m.facebook.com/ediramaal/videos/815912996054550/

 

Të Ngjajshme

Humbjet e ushtrisë ukrainase sipas Moskës

admin

Si e komentoi Charles Michel nismën e “Ballkanit të Hapur”?

admin

Rama: Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

admin

Leave a Comment