June 7, 2023
Portali Shprehja

Ekipi i opozitës për Tiranën/ Nga Alimehmeti te gazetarja Beti Njuma, dalin 62 emrat për këshillin bashkiak

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës ka zbardhur listën me 62 kandidatë për këshillin bashkiak të Tiranës, që përben edhe ekipin me të cilin kandidati opozitar Belind Këlliçi do të kërkojë votën e kryeqytetasve më 14 Maj.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Këlliçi pas garës së “Primareve” lista për “parlamentin” lokal kryesohet nga mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti dhe pas tij në listë vjen ish-deputetja Silva Caka nga Partia e Lirisë. Në listë nga PL gjenden edhe dy ish-deputetë të tjerë, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Ndërkohë për PD një emër me peshë është ai i ekspertit të ekonomisë Dorian Teliti. Kandidate për këshillin bashkiak do të jetë edhe gazetarja e njohur Beti Njuma, e cila është një ndër emrat surprizë që i bashkohet ekipit të Këlliçit në garën për Tiranën.

Nga ana tjetër pjesë e kësaj liste janë edhe disa nga kandidatët të “Primareve” që u renditën pas Alimehmetit si Julian Deda, Enkelejda Fejzo dhe Adriana Kalaja.

Në listë i pesti renditet emri i kryetarit të Shoqatës Tirana, Arben Tafaj, ndërsa nuk mungon aty as avokati Genci Gjokutaj.

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment