Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
Ekonomisti rus: Putin duhet të detyrohet të zgjedhë ose rrogat, ose luftën – Portali Shprehja
Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245

Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
February 3, 2023
Portali Shprehja

Ekonomisti rus: Putin duhet të detyrohet të zgjedhë ose rrogat, ose luftën

Kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke shkelur sovranitetin e një vendi fqinj, sanksionet ndërkombëtare janë parë si përgjigjja më e mirë edhe nga SHBA-ja, edhe nga aleatët e saj.

Presidenti amerikan, Joe Biden, nga dita e parë është zotuar se “agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje”. Në të kundërtën, pasojat do të ishin shumë më të këqija, ka thënë ai.

“Do të kufizojmë aftësitë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen. Do të kufizojmë aftësinë e saj për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Do t’i frenojmë aftësitë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse”, ka thënë Biden më 24 shkurt.

Po atë ditë, Bashkimi Evropian ka miratuar një varg sanksionesh ekonomike kundër Rusisë, të cilat, siç ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, “do t’i ndërpresin Rusisë qasjen në tregjet më të rëndësishme të kapitalit”.

Putin ka pranuar se ekonomia ruse do të përballet me vështirësi si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare, por është zotuar se ajo do të rimëkëmbet dhe do të përshtatet shpejt me realitetin e ri.

“Nuk ka dyshim se realiteti i ri do të kërkojë ndryshime të thella strukturore në ekonominë tonë. Nuk do ta fsheh, nuk do të jetë e lehtë, do të ketë rritje të përkohshme të inflacionit dhe papunësisë. Në këtë situatë, detyra jonë është t’i minimizojmë rreziqet e tilla”, ka thënë Putin.

Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur. Sot janë në fuqi një varg sosh – nga ndalimi i mallrave dhe shërbimeve ruse deri te bllokimi i transaksioneve të saj financiare. Dhjetëra kompani ndërkombëtare po ashtu kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr fare. Nga disa media në SHBA, sanksionet janë cilësuar si më të rëndat dhe më të koordinuarat ndonjëherë nga Perëndimi.

Por, më shumë se nëntë muaj pas, Rusia vazhdon luftën në Ukrainë – në disa rajone edhe më brutalisht. Nga shtatori ka mobilizuar qindra mijëra ushtarë të rinj dhe ka shpallur aneksimin e paligjshëm të disa territoreve ukrainase. Monedha kombëtare ruse, rubla, pas një rënieje të mprehtë, është rikthyer në nivelet e paraluftës.

Atëherë, shtrohet pyetja: a kanë dështuar sanksionet, apo janë duke bërë punë? Maxim Mironov, profesor i financave në Shkollën e Biznesit në Madrid, përgjigjet për emisionin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Jo, ato nuk kanë dështuar, por definitivisht nuk janë të mjaftueshme. Në dy javët e para të luftës, Perëndimi ka ndërmarrë shumë sanksione. Rezervat e Bankës Qendrore Ruse janë ngrirë edhe në SHBA, edhe në BE. Në total, rreth 300 miliardë dollarë. Kjo ka qenë një goditje e madhe. Ka pasur shumë sanksione edhe në importe dhe Rusia është përballur me vështirësi në sigurimin e gjërave eseneciale”.

“Megjithatë, nuk ka pasur fare sanksione mbi burimin kryesor të të ardhurave për ekonominë ruse: mbi naftën dhe gazin”, thotë Mironov.

Bashkimi Evropian planifikon t’i ndalojë importet e naftës ruse nga deti deri në fund të këtij viti. Kjo do të thotë zvogëlim i sasisë për dy të tretat. Në mars, BE-ja është zotuar se, brenda një viti, do t’i reduktojë edhe importet e gazit nga Rusia për dy të tretat. Megjithatë, deri më tash, nuk është arritur ndonjë pajtim për ndalim të plotë.

Mironov dyshon se efekti i sanksioneve do të vërehet shumë, derisa Putin të mos vihet para, siç thotë, zgjedhjeve të vështira. Në këtë pikë mund të arrijë vetëm nëse merr 25 apo 30% për qind të të ardhurave që ka sot nga nafta dhe gazi, thotë ai.

“Kjo do ta detyronte Putinin të zgjedhë: ose të vazhdojë luftën, ose të paguajë rrogat dhe pensionet. Sepse, nuk do të mund t’i bënte të dyja. Ky edhe duhet të jetë qëllimi i sanksioneve ekonomike, që Putin të mos ketë para për gjithçka dhe të bëjë zgjedhje të vështira. Sot, ai ka para për të paguar rrogat, pensionet dhe luftën”, thotë Mironov.

Jason Blazakis, nga Instituti Middlebury për Studime Ndërkombëtare, thotë se në tryezë duhet të jetë edhe një sanksion tjetër: klasifikimi i Rusisë si shtet sponsorizues i terrorizmit.

Të Ngjajshme

Një ditë duke shikuar pavijonin e psikiatrisë të quajtur Parlamenti i Serbisë

admin

Zëri i Amerikës: Rama shmang interpelancën pa asnjë arsye, vazhdon të mos japë shpjegime për skandalin

admin

Spahiu: Kurti i vendosi kufi Serbisë, asnjë lëshim nëse nuk vjen njohja

admin

Leave a Comment