June 7, 2023
Portali Shprehja

EKSKLUZIVE: Biden nuk ka ngrënë 24 orë nga mërzia për Ali Ahmetin

Pas telefonatës së pranuar mbrëmë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili e njoftoi se nuk do të jetë më në pushtet, presidenti Biden është mërzitur shumë. Burime brenda selisë së gjelbërt, bëjnë të ditur se Biden nuk ka ngrënë 24 orë asgjë nga mërzia për Ali Ahmetin dhe BDI-në. Ai është në gjendje të keqe, pasi ka dëgjuar Ahmetin duke qarë në telefon. Pritet që këto ditë, forca të shumta diplomatike të bëjnë “presion” Mickoskit, Selës, Gashit dhe Kasamit që të kenë pak mëshirë për Ali Ahmetin dhe të mos ja marrin Qeverinë. Nëse nuk mund të jenë aq të mëshirshëm, të paktën do tu kërkohet që mos të ja ngucin Artonin, pacientin dhe disa funksionarë të tjerë që dyshohen për keqpërdorim të pushtetit.

(Teksti që lexuat është satirik edhe pse rastësisht ngjason shumë me ëndërrat e një partie politike)

Të Ngjajshme

Shutkë: Ajri i pastër, luks për banorët pranë deponisë

Fraksioni i BDI-së do të propozoj amendament për largimin e 20%

Protestë përpara Klinikës së Kardiokirurgjisë, kjo është arsyeja

Leave a Comment