18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

Eksperienca në Premier për t’u harruar, sulmuesi rikthehet në La Liga

Hozelu nuk do të jetë më pjesë e Njukasëll. Sulmuesi nuk ka arritur të bindë në “St James Parc”. Pas dy vitesh në ekipin bardhezi, spanjolli rikthehet sërish në atdhe. Ai do të jetë lojtari më i ri i ekipit të Alavesh.

Edhe pse është konfirmuar gjithçka, nuk ka ende shifra të sakta rreth vlerës së shitjes dhe afatit të kontratës. 29-vjeçari edhe pse ka qëndruar jo pak në Angli, nuk ka arritur të lërë gjurmë të thella.

Hozelu është prodhim i akademisë së Selta Vigos, ndërsa ka kaluar kohë edhe me të rinjtë e Realit të Madridit. Ka luajtur për ekipe si Hofenheim, Hanover, Ajntrajt dhe Stok Siti.

Sezoni i fundit ishte mjaft i dobët për të, ku regjistroi vetëm 5 ndeshje nga fillimi dhe 16 të tjera të nisura stoli. Numëron 2 gola. Me ikjen e tij, Njukasëll mbetet pa shumë alternativa në sulm. Në skuadër kanë mbetur vetëm Duait Gaile dhe Joshinori Muto.

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja