Nga Erneta Shevroja
Deklarimet dhe veprimet e shtetit grek për zgjerim deri në 12 mije në Detin Jon, ekspertët e çështjeve detare i komentojnë me shqetësim.
“Do na mallkojnë brezat e ardhshëm”.
Ish-komandati i Flotës Detare, Vladmir Beja mendon se një zgjerim i mundshëm i Greqisë aq sa pretendon, është okupim i detit territorial shqiptar.
“Çdo zgjerim i detit territorial, në veri të ishujve të Greqisë Othonoi dhe USA, është okupim paqësor, humbje e detit territorial, e zonave ekonomike ekskluzive”, është shprehur ai.
Të njëjtin qëndrim ka dhe Osman Metalla, profesor i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë.
“Pozicioni që ka ishulli i Korfuzit, pozicionet që kanë dy ishujt e tjerë po tu japësh edhe 12 milje të tjera a e dini se sa shumë i shkon pjesa territoriale e detit Greqisë? Është antikombëtare të thuhet se zgjerimi territorial i Greqisë nuk na cënon”, është shprehur ai.
Prej institucioneve shqiptare, ai kërkon të mos heshtin.
“Është vrastare heshtja e institucioneve shqiptare”.
Këtë të mërkurë në mediat greke kanë raportuar se de dekreti I Presidentes që zgjeron Greqinë me 12 mijë në detin jonë, i është çuar Gjykatës më të lartë administrative të vendit, në Këshillin e Shtetit për një kontroll ligjor përpara se të hyjë në fuqi.
Kjo ndodh në një kohë që pala shqiptare dhe ajo greke kanë vendosur që të shkojnë në Gjykatën e Hagës për të kufirin detar. Sakaq, ekspertët në tryezës me temë “Deti në Hagë, Noterizim i Humbjes” dolën me një konkluzion se shteti shqiptar nuk është transparent se çfarë ka afruar për palën greke dhe çfarë mbron prej saj./abcnews.al