March 3, 2021
Portali Shprehja

Ekspertët: Fyerjet dhe gjuha e urrejtjes në karnavalin e Vevçanit të nxitura nga politika

Incidenti i fundit me djegien e flamurit të Bullgarisë në Karnavalin e Vevçanit, që nxiti reagimin e fqinjit dhe opinionit, nxori në pah edhe njëherë se institucionet në vend financojnë, por nuk mbajnë përgjegjësi për agjendën e organizimeve të financuara me paratë e qytetarëve. Ky mossanksionim i ekzekutuesve të këtyre provokimeve, sipas ekspertëve, krijon një kënd rehatie për organizatorët, të cilët nuk hezitojnë që t’i përsërisin veprat e ngjashme. Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë se në këto organizime, kanë shtrirë duart subjekte të caktuara, të cilat ndikojnë që të njëjtave t’u venisin frymën kulturore dhe t’u japin ngjyra politike.

Ajo ndikon shumë në marrëdhëniet mes bashkësive brenda shtetit, por ndikon edhe në marrëdhëniet mes fqinjëve dhe më gjerë. Konsideroj se tani që jemi anëtarë të NATO-së dhe aspirojmë drejt BE-së, është koha që partitë politike dhe aktorët politik t’i largojnë duart nga këto evente kulutore apo fetare dhe as të mos paraqiten politikanët atje, pasi vet paraqitja e tyre në hapjen e këtyre ngjarjeve apo karnavaleve u jep ngjyrë politike – tha Vllado Dimovski – Qendra për Tolerancë Ndër Etnike.

Ferat Polisi, i cili në vitin 2012 ishte kryetarë i myftinisë së Strugës, periudhë kjo kur në karnavalet e Vevçanit pati provokime që ngjallën incidente ndëretnike dhe ndërfetare në vend, duke rikujtuar të njëjtat thotë se nëse shteti do të kishte sanksionuar ekzekutuesit e atyre provokimeve, ndoshta organizatorët do të ishin menduar dy herë para se në karnavalet e fundit të digjnin flamurin e fqinjit bullgar. Ai shprehet se është absurde që institucionet të thonë se nuk e dinë se çfarë ndodh në ato karnavale.

Ne me protestën tonë në vitin 2012 thyem një tabu, pasi Vevçani në atë kohë konsiderohej si i paprekshëm si nga pushteti, si nga të tjerët. Vevçani ndjehej tepër superior mbi komunitetet tjera që jetojnë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe religjionet tjera. Pushteti ishte indiferent 07:47 dhe nuk ngriti kallxime penale ndaj organizatorëve. Askush nuk mori masa, përkundrazi kishim burgosje të shumë protestuesve tanë shqiptarë – u shpreh Ferat Polisi – ish-myfti i Strugës.

Qeveria dhe Ministria e Kulturës dënuan djegien e flamurit të Bullgarisë, duke thënë se veprime të tilla rrënojnë imazhin e vendit. Ndërsa dikasteri i Kulturës në buxhetin e vitit 2021, 1 milion e 100 mijë denarë i ka planifikuar për Karnavalet e Vevçanit. Për djegien e flamurit të Bullgarisë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria paralajmëruan padi penale, por koha do ta tregojë nëse do të ketë epilog.

Dënojmë çdo veprim që ngjall urrejtje dhe ndikon negativisht në miqësinë me cilindo shtet dhe popull. Ministria e Brendshme reagoi shpejt dhe inkurajojmë organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më shpejt këtë rast. Të gjithë ata që nxisin konflikte duhet të përgjigjen para institucioneve kompetente – tha Dushko Arsovski- Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në vitin 2012 në Karnavalet e Vevçanit, pjesëmarrësit u tallën në mënyra shumë banale me fenë islame dhe Librin e shenjtë Kur’anin. Aktet e tillë nxitën tensione e incidente të njëpasnjëshme mes bashkësive etnike e fetare në vend. Më të ashpra ishin perceptimet e përftuara nga raportimi në mediat e shkruara, ku rastet shiheshin si një betejë e ashpër mes kategorisë “ne” dhe “ata”.Karnavalet e Vevçanit mbahen në datat 13 dhe 14 janar, për nder të festës fetare ortodokse Ditës së Shën Vasilit.

Evi Shkopi

 

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus

admin

Pesë viktima dhe 807 raste të reja me Covid-19

admin

ASH-AAA “ndihmon” Qeverinë në luftën kundër korrupsionit

admin

Leave a Comment