18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Ekspertët për çështje ekonomike kërkojnë që Zaevi të mos e udhëheq edhe Ministrinë e Financave

Ekspertët e ekonomisë thonë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga ana e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mund të përshpejtojë shpërndarjen e mjeteve financiare, e cila sipas tyre, do t’i jepte shtytje dinamikës së realizimit të projekteve kapitale, të cilat janë vendosur si prioritet nga Qeveria. Megjithatë, ekspertët shtojnë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga Zaevi është “thikë me dy tehe”, sepse kjo, sipas tyre, ndikon edhe në disiplinën rreth menaxhimit të parave nga arka e shtetit.

Realizimi i ulët i investime kapitale nga buxheti, ishte një ndër arsyet kryesore që e shtyn kryeministrin Zaev të marrë udhëheqjen e Ministrisë së Financave, transmeton REL.

Mirollub Shukarov, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Shkupit, thotë se në këtë mënyrë tejkalohen disa barriera administrative që kanë frenuar realizimin e investimeve kapitale.

“Marrja e detyrës si ministër i Financave nga ana e kryetarit të Qeverisë, nuk duhet të ketë impakt në funksionalitetin e këtij dikasteri. Shumë çështje nuk mund të zgjidhen vetëm brenda dikasterit sepse për ndryshime të mëdha duhet të ketë dhe ndryshime në politikat e përgjithshme të Qeverisë. Pra, nuk pres ndonjë ndryshim drastik, as një aspektin pozitiv dhe as atë negative”, thotë Shukarov.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve ekonomike, Visar Ademi thotë për Radion Evropa e Lirë se marrja e drejtimit të Ministrisë së Financave nga kryeministri Zaev, do të thotë vendosje e kontrollit absolut në buxhetin e shtetit nga ana e tij.

“Si synon të ketë vendime të pakushtëzuar se si shpenzohen paratë publike dhe e dyta të ketë shpejtësi në ndarjen e financave publike përmes ndarjes së tenderëve të caktuar, të cilët do të ishin të proceduara nga Qeveria”, thotë Ademi.

Ademi thotë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga kryeministri maqedonas, prish edhe bilancin e kontrollit për shpenzimin e mjeteve publike.

“Nuk ka një person tjetër që është në krye të financave dhe një person tjetër që menaxhon pjesën operative të Qeverisë. Tani, zoti Zaev kryeministër dhe zoti Zaev ministër i Financave është një dhe kjo tregon se ka indikacione se Zaev kërkon të ketë kontroll edhe mbi politikën, por edhe mbi financat në Maqedoninë e Veriut, që është indikativë se mund të ketë këtu korrupsion nga ana e Qeverisë”.

“Kësi lloj kontrolli nuk ka pasur as ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka drejtuar Qeverinë më shumë se dhjetë vjet dhe habitem se pse i duhet Zaevit ky lloj kontrolli në arkën e shtetit përmes drejtimit të Ministrisë së Financave”, thotë Ademi.

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja