Ka përfunduar pas gjuajtjes së penalltive gjysmë-finalja e dytë e Supekupës së Spanjës, mes Real Betis dhe Barcelona, ku fitues kanë dal “katalunjasit” me rezultatin 4 me 2. Pas përfundimit të kohës shtesë me rezultatin 1 me 1, Barcelona u hodh menjëherë në sulm, në pjesën e parë të shtesës, ku në minutën e 93′, Ansu Fati i jep avantazhin Barcelonës.
Përgjigjja e Real Betis do të vinte menjëherë ku në minutën e 101′, Moron vendos baraspeshën duke e çuar ndeshjen në gjuajtjen e 11-metërshave. Me fitimin e gjysmë-finales Barcelona tashmë do të përballet në finale me “galaktikët” e Real Madrid, në një përballje, që nuk duhet humbur.
Ndeshja – Pas 20 mintuash loje, Barcelona ka rritur presingun poor ka qene nje gabim i madh nga ana e Jules Kounde ai qe mund te rezultonte fatal por Araujo ka mbyllur me se miri dhe arbitri nuk ka pasur dyshim se nuk ishte 11-te metersh.
Nje mbyllje spektakolare nga Araujo teksa francezi beri nje pergjumje totale duke pasur topin te portieri por duke e lene ne mes te rruges me daljen e Ter Stegen qe pengoi disi topin gjithashtu… Pikerisht Ter Stegen me pas beri nje pritje te bukur brenda zone. Sakaq, Barcelona kishte gjetur gjtihashtu golin e avantazhit me Pedri por sistemi i ri i pozicionit jashte loje automatik ka anuluar me VAR.
Megjithate, Barcelona do te arrije te mbylle 45′ e para me nje gol te shenuar nga Robert Lewandowski (super asist nga Dembele) Eshte i 19-ti per polakun pasi kishte shenuar deri tani 13 ne La Liga dhe 5 ne Champions League.
Pjesa e dyte ka pare Barcelonan qe mban topin por me kalimin e minutave rrezikshmeria e Betis eshte rritur dhe ne fakt mbrojtjes i eshte dashur te beje disa nderhyrja te mira deri kur minuten e 77-te Nabil Fekir i ka ndeshkuar. Barcelona me pas do te shenonte serish me Lewandowski por goli u anulua per pozicion jashte loje te Ferran Torres me VAR.
Megjithate, sapo ka nisur shtesa ka qene Ansu Fati ai qe ka gjetur golin e bukur ndaj Betis duke leshuar nje te majte fluturimthi me topin qe ka shkuar ne kendin ku portieri Bravo smund te arrije…
Megjithate, Betis nuk heq dore dhe ka arritur te barazoje! Po cfare goli nga Loren ne minuten e 100-te. brenda zone dhe me finte, duke ia kaluar topin mes kembeve si mbrojtesit Araujo ashtu edhe portieri Ter Stegen…
.