April 17, 2021
Portali Shprehja

Elon Musk thotë se tani njerëzit mund të blejnë Tesla duke përdorur  Bitcoin

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk, ka lajmëruar se tani njerëzit mund të blejnë makina Tesla brenda SHBA-ve duke përdorur Bitcoin, shkruan lajmi.net.

Miliarderi ka treguar muajin e kaluar se ai ka blerë bitcoin në vlerë prej $1.5 miliardë , dhe se së shpejti do të fillonte të përdorte atë gjithashtu në shitje të makinave elektrike.

Tani ai ka zyrtarizuar premtimin e tij përmes një postimi në Twitter.

Gjithashtu është shpejguar se makinat elektrike Tesla kushtojnë mes $37,990-$124,000 pa taksa.

Ndërsa njerëzit jashtë SHBA do të mund të përdorin kriptovaluta për blerje të makinave Tesla më vonë gjatë këtij viti.

Kjo mendohet të jetë formë e mbështetjes për Bitcoin, sepse tashmë dihet se Musk është një përkrahës i fortë i përdorimit të kriptovalutave. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Krijuesi i Bitcoin bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë, por identiteti i tij mbetet akoma mister

admin

Teksa Bitcoin thyen rekord përsëri, valutat tradicionale si euro, dollarë dhe funt po humbin vlerën

admin

Apple lajmëron event me datën 20 prill – iPad i ri dhe pajisje të tjera pritet të prezantohen

admin

Leave a Comment