23.6 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Emërime të reja nga Qeveria, ish-kryetari i Sarajit emërohet drejtor

Qeveria në mbledhjen e fundit ka bërë emërime të reja që vijnë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por edhe partnerët e tjerë të koalicionit. Siç mësohet, ish-kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati është emëruar zëvendësdrejtor në Agjencion për Punësim. Ndërsa Arben Zyberi është emëruar drejtor në Inspektoratin Shëndetësor. Ndërsa siç mësohet gjatë periudhës në vijim do të ketë emërime të reja edhe nga radhët e Alternativës, PDSH-së, PLD-së dhe partive tjera më të vogla. Një pjesë e këtyre vendeve vakante deri tani kanë qenë të plotësuara nga ana e RDK-së, e cila braktisi koalicionin qeveritar. (INA)

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja