April 12, 2021
Portali Shprehja

Emërimi i femrave në pozita udhëheqëse mbetet sfidë për vendin

“Sfida më e madhe për një grua në ushtri ka qenë dhe mbetet të të pranojnë si të barabartë, si cilësore, të kualifikuar dhe kompetente për nivelin e punës.”

Gruaja e parë që ushtron detyrën e shoqërueses ushtarake të Presidentit, Biljana Bllazheska thotë se gratë në ushtri përballen me stereotipe gjinore. Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska tha se kuotat e kanë përmirësuar situatën, por se nevojiten masa për të inkurajuar ngjitjen e grave në hierarki të institucioneve.

“Qytetarët nuk janë të kënaqur me shumicën e burrave në Kuvend, këshilla, por pjesëmarrjen e tyre dominuese e vlerësojmë si të natyrshme, ndërsa nga gratë që ulen në karrike presim të dëshmohen dhjetë herë më shumë para dhe pas mandatit.”

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Shahpaska u zotua se ligji i ri që së shpejti do të dorëzohet në Kuvend do të eliminojë pabarazitë në të gjitha nivelet. Ndërsa aktivistet kërkuan zbatim të ligjeve që do të sillen.

“Në shëndetësi për shembull, gjithnjë e më shumë dominojnë gratë, nuk flas për personalin mesatar, në logjistikë, laboratori, por para së gjithash mjekët. Por, përskaj dominimit të grave, numër i vogël i grave janë udhëheqëse të reparteve, pak gra janë drejtore klinikash. Ja këto janë çështjet për të cilat propozim-ligji i ri për barazi gjinore do ta ofrojë kornizën ligjore.”


“Shumë më e rëndësishme është zbatimi i ligjeve dhe sensibilizimi i të gjithëve për tejkalimin e roleve stereotipe të grave në të gjitha nivelet.”

Në debatin në platformën ZOOM, zv/ministri i vetëqeverisjes lokale, Dimitrovski theksoi problematikën e punësimeve partiake, qoftë të burrave apo grave.

“Udhëheqësitë e partitë tona politike edhe kur vijnë në shprehje kuotat dinë të vendosin dëgjues, pavarësisht a bëhet fjalë për burra apo për gra, njerëz që kryesisht e ndjekin politikën dominuese të partisë e që nuk duan aspak të mendojnë me kokën e vetë, burra apo gra të paarsimuara, pa integritet dhe karakter, që nuk dinë t’i thonë “Jo” liderit për çështje që e tangojnë shoqërinë.”

Anesa Salihu

.

Të Ngjajshme

Dimri kaloi, ndërkohë qeveria nuk arriti të formojë një grup pune për planin e subvencioneve për ngrohje

admin

Shtetësia, Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

admin

46 viktima dhe 687 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment