August 17, 2022
Portali Shprehja

Emigrantët shkruajnë mbi bluza numrat e telefonit: Nëse mbytem, ​​njoftoni familjen time

Numrat e telefonit të shkruar me stilolaps në bluzën e veshur gjatë rrugëtimit të shpresës drejt Europës, duke kaluar Mesdheun.

Numrat “të përsëritur dhe të shkruar kudo”.

Kështu udhëtoi një emigrant që largohet nga Libia, hipur në anijen e shpëtimit Sea-Eye 4, pasi u shpëtua nga ekuipazhi i anijes me vela Nadir të OJQ-së Reqship.

Burri kishte qenë në mëshirën e dallgëve me 88 shoqërues të tjerë të udhëtimit për tre ditë pa ushqim dhe pa ujë.

“Frika më e madhe e këtij të mbijetuari – shkruan shoqata në kanalet e saj sociale duke publikuar foton e bluzës së varur për t’u tharë – është të mbytet dhe të mos lajmërojë askush familjen. Kështu gjatë udhëtimit ai ka veshur bluzën me kontaktet e të dashurve të tij për të njoftuar në rast se dikush gjen trupin e tij”.

Ndërkohë, 600 emigrantë janë larguar nga pika e nxehtë e Imbriacola, në Lampedusa, në bordin e anijes Diciotti të Rojës Bregdetare. Ata do të transferohen në Porto Empedocle.

Grupe të vogla, të shoqëruara nga policia – ku prioritet kanë gratë, familjet, të miturit dhe personave në nevojë – hipen në mikrobusë dhe arrijnë në Cala Pisana ku është ankoruar anija Diciotti.

Për të qenë të saktë, komandanti i njësisë e konsideron të udhës që para nisjes të ekzaminohen nga personeli mjekësor për të shmangur rastet me Covid.

Një emigrant nuk ka qenë në bord pasi ka kollë dhe nuk përjashtohet që dikush tjetër, jo në gjendje të përsosur shëndetësore, të mos pranohet në bordin e anijes së Rojës Bregdetare. Me një traget tjetër, Sansovino, u larguan 151 të mitur të pashoqëruar.

.

Të Ngjajshme

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Kasami: BDI për 20 vite nëpërkëmbi veteranët e UÇK-së, shkeli mbi dinjitetin e tyre

admin

Partitë në pushtet nuk kanë konsensus për rekomandimet historike me Bullgarinë

Leave a Comment