September 29, 2020
Portali Shprehja

Emina e festoj ditëlindjen e 36-të në këtë vend special

Karakterizohet për thjeshtësinë e saj, por është një prej femrave më të bukura shqiptare.

Modelja Emina Çunmulaj sot ka një ditë speciale dhe po e feston në vendin më të veçantë për të.

Emina po feston ditëlindjen e 36-të dhe këtë vit ndryshe prej viteve tjera po qëndron në Mal të Zi tek shtëpia ku u lind e u rrit.

Përmes një postimi të gjatë, Emina ka treguar se nga vendi ku po feston sot nisi cdo gjë, nga largimi për një jetë më të mirë, puna për të arritur një karrierë të suksesshme dhe takimi me shpirtin e saj binjak me të cilin sot ka dy vajza.

“Sot jam e ulur në të njëjtin vend me vajzat e mija përreth, kujtime të mrekullueshme dhe mësime të pabesueshme, jeta është vërtetë e bukur me çdo gjë që të ofron, të mirë e të keqe, varet nga ju se si i ktheni ato momente dhe vazhdoni t’i jetoni”, ka shkruar ndër tjera Emina .

Kujtojmë që Emina është e martuar me miliarderin iranian, Sam Nazarian.

 


Të Ngjajshme

Robert Berisha thotë se atë e duan më shumë se Dua Lipen

admin

Tayna në këtë formë e kërkon burrin

admin

Adelina me një moment romantik me bashkëshortin

admin

Leave a Comment