April 17, 2021
Portali Shprehja

Emrat e qeverisë Kurti II, Konjufca kryeparlamentar – Iliria News Agency

Gazeta “Bota sot” ka arritur të sigurojë shumicën e emrave të kabinetit të qeverisë së re, Kurti II. Nga burime të afërta dhe të sigurta me VV-në, “Bota sot” mëson se ky pritet të jetë kabineti i ri:

Besnik Bislimi – zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave, Arben Vitia – ministër i shëndetësisë, Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë, Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme, Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës, Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Faton Peci – ministër i Bujqësisë, Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit. Dy nga minoriteti serb dhe një nga minoritetet e tjera (Emilia Rexhepi do të jetë sërish ministrie).

Posti i kryetarit të Kuvendit do ti jepet deputetit Glauk Konjufca. Qeveria pritet që shumë shpejt të marrë dritë jeshile, ndërsa nuk dihet akoma se a do të sigurohen 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës./Botasot

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment