May 11, 2021
Portali Shprehja

Ende s’ka vendim për “plagjiaturat” në UT

Zvarritet raporti i Inspektoratit të Arsimit lidhur me pretendimet për plagjiaturë në Universitetin e Tetovës. Edhe pse raporti duhej të publikohej para një jave, nga Inspektorati thonë për Alsat se për momentin ka përfunduar faza e parë e inspektimit, dhe se presin nga komisioni kompetent pranë Ministrisë së Kulturës që të bëjë vlerësimin e autorësisë së punimeve shkencore. Në mënyrë shtesë, Inspektorati po pret raport nga Këshilli mësimor shkencor brenda UT-së lidhur me temat e studentëve, me arsyetimin se të njëjtat janë në përpunim e sipër.

Sa i përket pretendimeve për plagjiaturë, dua të qartësoj se nuk bëhet fjalë për 7 profesorë apo 5. Bëhet fjalë vetëm për 2 profesorë dhe emrat e tjerë që përfliten janë studentë të ciklit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë. Dhe sa i përket punimeve shkencore të profesorëve por edhe të kandidatëve, ne i kemi dërguar deri tek institucionet kompetente ato punime shkencore, gjegjësisht i kemi dërguar në Ministrinë e Kulturës, në bazë të Ligjit për të drejtat autoriale – deklaroi Ardian Musliu, Drejtor i Inspektoratit për Arsim.

Sipas Musliut, Inspektorati ka konstatuar parregullsi në Rregulloren për regjistrim dhe studim të ciklit të tretë dhe në zgjedhjen e një profesori me korrespondencë, por jo në pezullimin e ish dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Kastriot Haxhirexha i cili edhe e dorëzoi parashtresën.

Suspendimi i dekanit është kryer në përputhje me Statutin e Universitetit dhe Ligjin për Arsim të lartë – tha Ardian Musliu, Drejtor i Inspektoratit për Arsim.

Haxhirexha tha për Alsat se nuk ka pritur vendim më ndryshe, por megjithatë jo këtë indiferencë ndaj fakteve.

Të thuash nuk jemi kompetentë për vlerësimin e plagjiaturave, ndodhë vetëm tek ne. Të hedhësh topin tek Ministria e Kulturës sikur të bëhej fjalë për vjedhje të një kënge ose poezie është sa për të qarë aq edhe për të qeshur. Sa për arsyetimin e shkarkimit tim, gjoja se rektori ka të drejtë të suspendojë kë të dojë dhe si të dojë, është një perlë tjetër e gjykimit të këtij inspektorati. Edhe në sistemet më diktatoriale dhe më çnjerëzore ka disa norma ligjore, morale dhe hyjnore që i kufizojnë sjelljet autokrate. Por drejtësia gjithmonë triumfon, sepse drejtësia vdes vetëm atëherë kur nuk e kërkon më. Jam i bindur se për drejtësinë në UT janë të interesuar shumë intelektualë, profesorë, studentë dhe qytetarë dhe ajo patjetër do të triumfojë – tha Kastriot Haxhirexha, Ish dekan i Fakultetit të Mjekësisë në UT.

Në mes të muajit mars, revista “Veritas” publikoi punime shkencore, me të cilat akuzoi 7 profesorë se kishin kryer plagjiaturë me punimet e tyre shkencore. Ish dekani, Haxhirexha kishte konfirmuar plagjiaturat pas çka dhe kishte dorëzuar parashtresë në Inspektoratin për arsim. Opinioni pati shumë kritika ndaj punimeve të vjedhura, që i cilësoi si krim të rëndë akademik.

Anesa Salihu

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment