October 6, 2022
Portali Shprehja

Energjia elektrike nga Bullgaria, Andonov: Së pari nevojitet konstituimi i parlamentit në Sofje

Në paraqitjen e tij sonte në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, këshilltari i kryeministrit për energjetikë, Viktor Andonov, duke folur për negociatat për import të mundshëm të energjisë elektrike nga Bullgaria, tha se sipas ligjeve bullgare për energji, çdo ndryshim në vendime duhet të kalojë në parlament, dhe aktualisht Bullgaria nuk ka parlament. Siç thotë ai, megjithëse çmimet e bursave bullgare janë afër atyre hungareze, janë të mundshme edhe marrëveshje dypalëshe.

“Për momentin Bullgaria nuk ka Parlament…, sipas ligjit të tyre për energji, prodhuesit janë të detyruar, ata që kanë më shumë se 500 kilovat, të ofrojnë energjinë e tyre në bursë. Në fund të muajit vendoset çmim. Muajt e fundit ka qenë afër Hupex-it hungarez, madje disi më poshtë. Këto janë rregullat, por në përgjithësi mund të bëhen përjashtime. Aktualisht jemi duke punuar në këtë”, tha Andonov./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Si e zgjidhin kinezët problemin e automjeteve të parkuara pa leje?

Leave a Comment