Te gjitha ne dispozicion, pervec Sandro Tonalit dhe Zlatan Ibrahimovic. Sezoni i Milanit nga pikëpamja e dëmtimeve duket se po nis me këmbën e djathtë. Stefano Pioli, siç u njoftua në konferencën për shtyp, do të mund të llogarisë në të gjithë skuadrën, pervec mesfushorit dhe Ibrahimovic, qe sigurisht do te vazhdoje programin e specializuar te terapise deri ne nentor-dhjetor.
Trajneri i kuqezinjve ka zgjedhur formacionin zyrtar! Mbrojtja, e cila do të vendoset përballë Mike Maignan, është zgjedhur prej disa kohësh. Do të jetë titullaret Theo Hernandez në të majtë, Kalulu dhe Tomori ne qender, dhe Davide Calabria (kapiten) në të djathtë.
Do të jetë një ndeshje speciale për mbrojtësin italian: sonte në fakt do të nisë zyrtarisht aventura e tij si kapiten. Në mesfushë, siç dihet, do të duhet të bëhet pa një lojtar të rëndësishëm si Tonali, i cili do të zëvendësohet nga Rade Krunic. Boshnjaku, i cili gjithashtu nisi nga minuta e parë vitin e kaluar, për shkak të lëndimit të Kessie, ofron garanci të shumta dhe do t’i bashkohet Ismael Bennacer.
Il #Milan è arrivato a #SanSiro#SempreMilan #Milan pic.twitter.com/jKsT8XNipO
— SempreMilanIT (@SempreMilanit) August 13, 2022
Zgjedhjet në sulm – Lojtari më i mirë në Serie A vjet, Rafael Leao, do të startojë sërish në te majte. Portugezi është elementi kryesor i skuadrës kuqezi: përkrah tij i zgjedhuri për të luajtur pas sulmuesit është Brahim Diaz. Stefano Pioli, dje në konferencë e bëri të qartë se kishte zgjedhur të fokusohej, për ditën e parë, te spanjolli, i konsideruar më i gatshëm për këtë rast dhe me e ritem.
Si Charles De Ketelaere ashtu edhe Yacine Adli do të startojnë nga stoli. Francezi është sigurisht më i gatshëm se belgu, por trajneri është i orientuar të rinis me Diaz. Në të djathtë më shumë Messias se Saelemaekers. Braziliani e ka zgjidhur problemin e kyçit të këmbës dhe është gati të tregojë në ligë gjithcka ka treguar gjatë gjithë parasezonit.
Si sulmues qendror, Pioli do te mbeshtetet te Ante Rebic. Olivier Giroud u shërua, por u kthye në grup vetëm dje. Divock Origi ka tre ditë që stërvitet me bashkëlojtarët e tij, praktikisht nuk e kishte bërë kurrë. Djalli, pra, do të paraqitet në San Siro me një stol vërtet të rëndësishëm! Milan 4-2-3-1: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Rebic
.