Pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara ndaj kryetarit të deritanishëm të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ky i fundit është tërhequr nga gjitha funksionet politike.
Këto zhvillime bën që të mblidhet kryesia e PDK-së në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku po zhvillimeve për Specialen u vendos edhe për ushtruesin e detyrës së kryetarit të kësaj partie.
Klan Kosova mëson se në këtë pozitë është caktuar Enver Hoxhaj.
Hoxhaj deri tani ka qenë në pozitën e nënkryetarit të këtij subjekti.