December 3, 2022
Portali Shprehja

Erdogan akuzon SHBA-të dhe Perëndimin: Po provokojnë Moskën

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lideri turk ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën, shkruan Reuters.

“Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme”, pa elaboruar më shumë. Sigurisht, Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj”, është shprehur Erdogan.

Shtetet perëndimore kanë armatosur Kievin dhe i kanë ofruar edhe ndihmë tjetër. Po ashtu, ato kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës qëkur Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

“Ne po punojmë se si të krijojmë një korridor të paqes, sikurse korridori për drithërat. Ne mendojmë se mënyra më e mirë për këtë është rruga nga dialogu në paqe”, theksoi Erdogan, duke shtuar se qëndrimi i Ukrainës do të jetë i rëndësishëm.

.

Të Ngjajshme

Pushteti lavdërohet për ulje të çmimeve, por situata nëpër dyqane është krejt ndryshe

Taravari: S’kemi ftesë për hyrje në Qeveri

Alarm në Britani, katër fëmijë humbën jetën nga bakteri brenda pak ditësh

Leave a Comment