June 27, 2022
Portali Shprehja

Erdogan: Në muajin janar do ta dërgojmë në hapësirë satelitin vendor “IMECE”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se sateliti i zhvilluar nga Turqia “IMECE” do të lansohet në janar të vitit 2023, kurse sateliti i telekomunikimit “Türksat-6A” do të lëshohet në mes të vitit të ardhshëm.

Tact Watches

“Turqia është e detyruar të mbrojë interesat e saj në hapësirë, ashtu siç po e bën këtë në tokë, det dhe ajër. Ky është detyrim moral i çdo qytetari”, deklaroi ai.

Pasi solli në kujtesë se sateliti “Türksat-5B” u lëshua në 19 dhjetor të vitit 2021, udhëheqësi turk theksoi se vendi nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, raporton trt.

“Në të ardhmen e afërt, numri i satelitëve aktivë turq në orbitën e Tokës do të arrijë në dhjetë”, tha i pari i shtetit turk.

“Është një detyrim moral i gjithsecilit prej nesh që me Programin Kombëtar të Hapësirës të mbrojë interesat e vendit tonë në hapësirë, ashtu siç i mbrojmë interesat e vendit në tokë, det dhe ajër”, nënvizoi presidenti.

Ndryshe, Turqia do të ndryshojë edhe emrin e linjës ajrore nga Turkish Airlines në Turkiye Hava Yollari.

.

Të Ngjajshme

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ish frabikën e duhanit në Tetovë

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Leave a Comment