January 31, 2023
Portali Shprehja

Erdogan synon që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në maj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi se synon që të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjithshme për më 14 maj. Këto zgjedhje po konsiderohen më të rëndësishmet në gjenerata.

Mbështetësit e tij kanë thënë se ai u ka dhënë zë të margjinalizuarve dhe ka krijuar një klasë të mesme prosperuese në shtetin prej 85 milionë banorësh.

Por, kundërshtarët e tij kanë thënë se në dekadën e dytë në pushtet të Erdoganit, ai ka shfaqur edhe një qëndrim autoritar.

Shumica e analistëve kanë thënë se është e vështirë të dihet se kush do të fitojë zgjedhjet.

Opozita laike në Turqi hyn në fushatën zgjedhore e ndarë për të gjitha çështjet, që nga politikat e deri te strategjia. Po ashtu, opozita nuk është pajuar që të vendosë një kandidatë të vetëm për të sfiduar Erdoganin.

Paraprakisht, zgjedhjet e përgjithshme në Turqi ishin paraparë që të mbaheshin më 18 qershor.

Megjithatë, aleatët e Erdoganit për javë të tëra kanë lënë të kuptohet se presidenti mund të shpallë një datë më të hershme për zgjedhjet për shkak të festave fetare dhe testeve shkollore.

Të mërkurën, gjatë fjalimit para partisë së tij, ai kujtoi 14 majin e vitit 1950, kur shteti kishte mbajtur zgjedhjet e para të lira. Ato zgjedhje ishin fituar nga Adnan Menderes.

Erdogan do të marrë pjesë në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.

.

Të Ngjajshme

Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

Taravari pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl

admin

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Leave a Comment